Dështon për herë të 17-të vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 11:22
Dështon për herë të 17-të vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Ka dështuar edhe tentativa e 17-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

As në këtë seancës propozimi i VV-së përmes kryesuesit Avni Dehari për votim të fshehtë nuk kaloi tutje.

Në seancë ‘’për’ votuan 53 deputetë, 1 kundër dhe abstenim nuk ka. 

Tashmë janë bërë më shumë se një muaj që nga koha kur ka filluar seanca për konstituimit e Kuvendit.

Gjatë kësaj kohe, seanca është mbajtur 16 herë, dhe në të gjitha herët e njëjta ka dështuar të prodhoj rezultat pozitiv.

(Kosova Sot Online)