Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 19 May 2025 - 06:58
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se moti do të jetë me diell, shi dhe shkarkime rrufesh.

Moti për 5 ditë:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E premte – Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. 

(Kosova Sot Online)