
Kryediplomati turk sot viziton Serbinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, sot do ta vizitojë Serbinë,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç raporton TRT Global, ai do të pritet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, derisa pritet të takohet edhe me homologun e tij Marko Gjuriq.
Në këto takime do të diskutohet për bashkëpunimin shumëdimensional midis Turqisë dhe Serbisë.-Advertisement-
Kryediplomati do të theksojë gjithashtu angazhimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Serbinë në atë kontekst, transmeton Klankosova.
Sipas TRT Global,Hakan Fidan, pritet ta theksojë nevojën për një qasje të ekuilibruar dhe të qetë ndaj situatës në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar njëkohësisht vlerën e ruajtjes së një dialogu të hapur.
Gjithashtu do ta theksojë rëndësinë e unitetit rajonal në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe nevojën për ta forcuar bashkëpunimin dhe solidaritetin në të gjithë rajonin.
(Kosova Sot Online)