
Ky është gjinekologu Afrim Veliu i cili u sulmua fizikisht nga një person në Prishtinë

Raportohet se në lagjen Ulpiana të Prishtinës, gjinekologu i njohur Afrim Veliu, rreth 60-vjeçar, është sulmuar fizikisht në mes të rrugës nga një person ende i panjohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth orës 21:30, në rrugën “Henry Dynant”, ku mjeku ishte duke kaluar, kur papritur është goditur me forcë nga një individ i panjohur.
Burime nga vendi i ngjarjes tregojnë se dëshmitarët janë tronditur nga ajo që panë.
“Ishte i tëri i përgjakur, nuk dinte nga të shkonte. Po kërkonte ndihmë, me duar në kokë, ka rrëfyer një banor i ndërtesave përreth që kishte parë ngjarjen.
Sipas dëshmitarit okular, sulmi ishte brutal dhe i paarsyeshëm, ndërsa autori ishte i veshur në të zeza, me trup i gjatë dhe është larguar pas sulmit me vrap.
(Kosova Sot Online)