Gashi: I mbetet Albin Kurtit me e bë shumicën

  • A.P /
  • 21 May 2025 - 11:18
Gashi: I mbetet  Albin Kurtit me e bë shumicën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Arben Gashi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili mbrëmë ftoi opozitën që ta sfidojë për formimin e qeverisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi tha se është përgjegjësi e Kurtit të krijojë shumicën parlamentare, duke theksuar se roli i opozitës nuk është ta bëjë këtë.

“Ta shohim… Ka të drejtë ekskluzive dhe ta propozojë i pari qeverinë. Tani i mbetet atij me e bë shumicën, nuk jemi ne me e bë shumicën”, tha Gashi. 

(Kosova Sot Online)