Edhe përpjekja XIX për konstituimin e Kuvendit ka dështuar

  • A.P /
  • 21 May 2025 - 11:35
Edhe përpjekja XIX për konstituimin e Kuvendit ka dështuar

Edhe përpjekja XIX për konstituimin e Kuvendit ka dështuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

54 deputetë votuan për, një kundër dhe abstenime nuk pati.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se të pranishëm në sallë janë 109 deputetë.

Kjo është hera e 19’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.

Për këtë pozitë, VV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”

Pas dështimit të XIX çfarë mendoni se do të ndodh në epizodin e XX-të të, të konstituimit të Kuvendit? 

(Kosova Sot Online)