Netanyahu: Jam gati për armëpushim të përkohshëm

  • A.P /
  • 22 May 2025 - 08:18
Netanyahu: Jam gati për armëpushim të përkohshëm

Qëllimi i Izraelit mbetet të marrë kontrollin në të gjithë Gazën. Por jemi të gatshëm për një armëpushim të përkohshëm për të liruar pengjet, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nëse ekziston mundësia e një armëpushimi të përkohshëm për lirimin e pengjeve, atëherë ne do të jemi gati”, tha ai në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizion, raporton AFP.

Sipas Netanyahut, Izraeli ka arritur të sjellë 148 persona të gjallë në shtëpi përmes shkëmbimeve dhe lirimeve të ndryshme.

(Kosova Sot Online)