Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Mitrovicë

  • A.P /
  • 23 May 2025 - 09:26
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një automjet i punës raportohet se ka goditur një makinë të tipit “Mercedes” në fshatin Kçiq.

Vetura është goditur teksa ishte duke shkuar në drejtim të Prishtinës dhe pas goditjes ka humbur drejtim për të përfunduar brenda servisit të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe autoambulanca  për të transportuar të lënduarit ndërsa aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve.

(Kosova Sot Online)