
Kallas: Duhet presion maksimal mbi Rusinë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas deklaroi se është e nevojshme të rritet presioni mbi Moskën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo deklaratë e saj vjen pas sulmit ajror rus në Ukrainë, në të cilin humbën jetën të paktën 12 persona.
“Është shkatërruese të shohësh fëmijë midis viktimave të pafajshme që janë plagosur dhe vrarë. Mendimet e mia janë me familjet sot”.
“Ne kemi nevojë për presionin më të fortë ndërkombëtar ndaj Rusisë për të ndaluar këtë luftë”, tha Kallas në Platformën X.
(Kosova Sot Online)