​Flamuri evropian sot mbush 39 vjet

  • A.P /
  • 26 May 2025 - 08:35
​Flamuri evropian sot mbush 39 vjet

Komuniteti evropian më 26 maj të vitit 1986 miratoi flamurin evropian, simbol i Bashkimit Evropian, por edhe identitetit në kuptim më të gjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Flamuri evropian përbëhet nga 12 yje të arta në një rreth me sfond blu.

Yjet simbolizojnë idealet e bashkimit, solidaritetit dhe harmonisë mes popujve të Evropës.

Numri i yjeve nuk lidhet me numrin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, edhe pse rrethi është simbol uniteti.


(Kosova Sot Online)