Macron uron që zemërimi i Trump ndaj Putinit 'të kthehet në veprim'

  • A.P /
  • 26 May 2025 - 14:01
Macron uron që zemërimi i Trump ndaj Putinit 'të kthehet në veprim'

Pas deklaratës së fundit të presidentit amerikan Donald Trump, ku kritikoi presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se “Putini është çmendur”, ka ardhur edhe një koment nga presidenti francez Emmanuel Macron, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas The Guardian, gjatë një vizite në Vietnam, Macron u ka thënë gazetarëve se Trump “e kupton” që Vladimir Putin e ka “gënjyer” atë në lidhje me luftën në Ukrainë.

Macron tutje ka shprehur shpresën që zemërimi i Trumpit ndaj Putinit të “shndërrohet në veprim”.

(Kosova Sot Online)