
Një i ri dyshohet se është plagosur në Istog

Një i ri dyshohet se është plagosur në orët e para të së martës në Vrellë të Istogut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe i lënduari, një 19 vjeçar është transferuar për në QKUK. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth 02:20, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit që një person po trajtohet si pasojë e plagosjes. Ai tani gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar si ‘Mbajtje nën pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
(Kosova Sot Online)