Plagosja e 19-vjeçarit në Istog, QKUK jep detaje

  • A.P /
  • 27 May 2025 - 10:55
Plagosja e 19-vjeçarit në Istog, QKUK jep detaje

Pas plagosjes së një 19-vjeçari me armë zjarri në fshatin Vrellë të Istogut, i riu është transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë se gjendja e tij është stabile.

“Është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e tij është stabile,” ka thënë Syla.

(Kosova Sot Online)