FSK e tërheq një mjet shpërthyes në Han të Elezit

  • A.P /
  • 28 May 2025 - 10:02
FSK e tërheq një mjet shpërthyes në Han të Elezit

Një mjet shpërthyes është gjetur dje në Han të Elezit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar në Polici se në hapësirën e jashtme ka hasur në atë mjet.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për denimin i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar.

“Hani Elezit / 27.05.2025 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në hapësirën e jashtme ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)