Bllokohet Prishtina nga protesta e bizneseve

  • A.P /
  • 29 May 2025 - 10:07
Bllokohet Prishtina nga protesta e bizneseve

Sot nga ora 10:00 deri në ora 12:00, bizneset do të protestojnë në Prishtinë për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tashmë kamionët kanë nisur të rreshtohen për bllokadë. Në videon live të Prishtinë, shihet kolona e këtyre kamionëve që po bëhen gati për bllokadën e paralajmëruar.

Protesta do të zhvillohet në këto pika kryesore:

Veterniku – hyrja për në qytet

Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë

Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë

Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë

Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në terren për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të menaxhuar trafikun dhe riorientuar automjetet drejt rrugëve alternative.

(Kosova Sot Online)