Vuçeviq përfundon si këshilltar i Vuçiqit

  • A.P /
  • 29 May 2025 - 15:00
Vuçeviq përfundon si këshilltar i Vuçiqit

Millosh Vuçeviq, i cili ishte kryeministër i Serbisë dhe kryetari Partisë Progresive Serbe (SNS), ka përfunduar si këshilltar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për çështje rajonale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç është bërë e ditur në Gazetën Zyrtare të qeverisë serbe, Vuçeviq është emëruar në këtë pozitë më 27 maj.

Vuçeviq dha dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i kryeministrit më 28 janar të këtij viti pas presionit të protestave të studentëve serbë për incidentin në stacionin e trenit në Novi Sad ku vdiqën disa punëtorë.


(Kosova Sot Online)