Deputetët e Kuvendit të Kosovës i marrin pagat bazë në vlerë prej 1 mijë e 700 euro

  • A.P /
  • 31 May 2025 - 17:26
Deputetët e Kuvendit të Kosovës i marrin pagat bazë në vlerë prej 1 mijë e 700 euro

Përpjekja e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar. Seanca konstituive, e udhëhequr nga kryesuesi Avni Dehari, përfundoi pa sukses, pasi 53 votat “për” për formimin e komisionit zgjedhor  që do të mundësonte votimin e fshehtë për Albulena Haxhiun nuk ishin të mjaftueshme për të vazhduar tutje me procesin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht që seancat po dështojnë në konton e deputetëve është procesuar paga bazë në vlerë prej 1 mijë e 700 euro.

Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki, ka komentuar situatën e bllokimit të Kuvendit, duke akuzuar opozitën për barrikadim ndaj formimit të komisionit të fshehtë.

“Thash mos deshe të më pyesësh për kerrin klasik, çështja e bllokimit është krejt e qartë, opozita është barrikaduar kundër komisionit, nuk kuptohet pse. Është puna e pagave është e çështje e ndjeshme, duhet që rregullat e lojës me respektuar me bë të gjithë bashkë Kuvendit. Nuk e kam shikuar ende, nuk e di sa e kam pagën, e kam lexuar që është 1 mijë e 700 euro paga bazë por nuk i di detajet”, theksoi ai.

Ai shtoi se çështja e pagave është e ndjeshme dhe se të gjithë duhet të respektojnë rregullat për të funksionalizuar Kuvendin.

Sa i përket pagës së deputetit, Kraki u shpreh se nuk i ka parë ende detajet, por ka lexuar se është rreth 1,700 euro.

(Kosova Sot Online)