
Parashikimi i motit në Kosovë për sot dhe ditët në vijim

Kjo javë në Kosovë pritet të karakterizohet nga një valë e të nxehtit që do të përfshijë rajonin dhe vendin në javën e parë të qershorit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E hëna do të nisë me rreze të forta dielli që do të përshkojnë gjithë vendin. Moti do të jetë i pastër, me qiell të kaltër dhe temperaturat do të fillojnë të ngritën, duke sjellë ndjesinë e parë të nxehtësisë verore.
Dita e martë do të vijojë me vapë edhe më të ndjeshme. Dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës, ndërsa era e lehtë nuk do të mjaftojë për të zbutur të nxehtin që kaplon vendin. Një ditë tipike vere, që fton për freskim në hije apo ujëra.
Moti të mërkurën pritet të jetë kulmi i kësaj vale të nxehti. Temperatura të larta dhe mot pa re do të dominojnë gjithë territorin. Një ditë e ndezur nga dielli, ku rekomandohet kujdes i shtuar për qëndrimin e gjatë jashtë në orët e mesditës.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
(Kosova Sot Online)