KFOR, ka uruar Italinë me rastin e 'Ditës Kombëtare' të saj

  • A.P /
  • 02 June 2025 - 09:31
KFOR, ka uruar Italinë me rastin e 'Ditës Kombëtare' të saj

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar Italinë me rastin e Ditës Kombëtare të saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në rrjetet sociale, KFOR thekson kontributin e rëndësishëm të Italisë si një nga 33 shtetet pjesëmarrëse në këtë mision ndërkombëtar.

“Italia është një nga 33 vendet që kontribuojnë me trupa në misionin KFOR. Gëzuar Ditën Kombëtare, aleatëve tanë italianë. #MëTëFuqishëmSëBashku”, thuhet në njoftim.

Italia ka një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë që nga fillimi i misionit KFOR, duke qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj me trupa dhe mbështetje logjistike.

(Kosova Sot Online)