
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s vjen në Kosovë

Në Kosovë ka mbërritur Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Irene Fellin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në Kosovë, Fellin erdhi me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.
Përfaqësuesja Speciale Fellin do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili nis nesër, më 2 qershor.
(Kosova Sot Online)