Netanyahu: Hamasi po refuzon planin e SHBA-së

  • A.P /
  • 02 June 2025 - 12:00
Netanyahu: Hamasi po refuzon planin e SHBA-së

Benjamin Netanyahu ka thënë se Hamasi po vazhdon të refuzojë planin e të dërguarit të SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për një armëpushim në Gaza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Netanyahu shtoi se Izraeli do të vazhdojë aksionin e tij në Gaza “për kthimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka reaguar gjithashtu, duke akuzuar Hamasin si përgjegjës për vazhdimin e luftës.

Më herët një zyrtar izraelit tha se Jerusalemi po e trajton përgjigjen e Hamasit ndaj planit si një “refuzim efektiv”.

(Kosova Sot Online)