Policia ka arrestuar një person të kërkuar

  • A.P /
  • 03 June 2025 - 13:06
Policia ka arrestuar një person të kërkuar

Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ishte i dënuar me 7 muaj për “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Në orët e mëngjesit të sotëm  Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës.  Arrestimi i të  kërkuarit  është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej shtatë  (7) muajsh për veprën penale ,,Sulm ndaj personit zyrtar”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit.”


(Kosova Sot Online)