A kishte pranuar Saranda Bogujevci dëmshpërblim nga Serbia?

  • A.P /
  • 03 June 2025 - 16:00
 A kishte pranuar Saranda Bogujevci dëmshpërblim nga Serbia?

Saranda Bogujevci kishte pranuar dëmshpërblim nga Serbia për masakrën në familjen e saj nga forcat serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas medieve, ajo edhe pse kishte deklaruar se nuk ka pranon kompensim material dhe dëmshperblim për dëmet e luftës, kishte pranuar një shumë parash nga Serbia.

Në vitin 2016, Saranda Bogujevci kishte deklaruar se familja e saj nuk do të pranojë dëmshpërblim nga Serbia për krimet e kryera në luftë ndaj familjarëve të saj.

Sidoqoftë, në deklarimin e pasurisë për vitin 2020, Bogujevci përfshiu edhe një shumë prej 44 mijë eurosh, duke treguar se i ka marrë si dëmshpërblim nga shteti serb.

(Kosova Sot Online)