Balje tregon pse nuk e mbështet partinë e Albin Kurtit

  • A.P /
  • 04 June 2025 - 10:50
Balje tregon pse nuk e mbështet partinë e Albin Kurtit

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka folur për arsyet pse nuk e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se mungesa e bashkëpunimit dhe e produktivitetit gjatë dy qeverive të udhëhequra nga VV-ja ka ndikuar në vendimin e saj për të mos përkrahur këtë parti politike

“Sepse unë nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së. As në qeverinë e parë, as në të dytën nuk kemi bashkëpunuar si duhet. Dhe unë mendoj se bashkëpunimi duhet me u ndje si diçka produktive, kurse unë nuk e gjeta veten atje. Nuk gjeta mirëkuptim”,  deklaroi Balje.

Fluturojnë çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

(Kosova Sot Online)