Kuvendi mblidhet përsëri: Takohemi më 5 qershor

  • A.P /
  • 04 June 2025 - 11:44
Kuvendi mblidhet përsëri: Takohemi më 5 qershor

Nesër deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish në përpjekjen e 27’të për të konstituar Kuvendin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por jo si zakonisht vazhdimi tjetër do të bëhet pas 48 orësh, për shkak se të premten është Kurban Bajrami.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë nesër.

“Takohemi më 5 qershor, në ora 11:00”, tha  Dehari. 

(Kosova Sot Online)