Osmani diskuton sot me partitë për datën e zgjedhjeve lokale

  • A.P /
  • 04 June 2025 - 12:00
Osmani diskuton sot me partitë për datën e zgjedhjeve lokale

Presidenca ka njoftuar për agjendën që do të ketë sot presidentja Vjosa Osmani, duke njoftuar se kjo e fundit do të mbajë një takim të përbashkët konsultativ me partitë politike lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Takimi do të zhvillohet sot nga ora 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës, në sallën C301.

Në njoftim theksohet edhe se pas takimit do të ketë komunikatë për media.

(Kosova Sot Online)