Dështon edhe përpjekja e 27’të për të konstituar Kuvendin e Kosovës

  • A.P /
  • 05 June 2025 - 11:25
Dështon edhe përpjekja e 27’të për të konstituar Kuvendin e Kosovës

Deputetët e zgjedhur janë mblidhur sërish  sot në përpjekjen e 27’të për të konstituar Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por si herave të kaluara edhe kësaj radhe kanë dështuar sërish.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari hodhi në votim Komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë që do të zgjidhte kryeparlamentarin, i cili dështoi të formohet për të 19-ën herë.

Nga 99 deputetë sa ishin prezentë, 50 ishin pro, kundër dhe abstenim s’kishte.

Nga 1 maji, Dehari e hedh në votim këtë Komision pasi paraprakisht për disa herë radhazi kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, dështoi të marrë votat e nevojshme.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

 

(Kosova Sot Online)