Rihapen dy pika ndihmash në Gaza

  • A.P /
  • 05 June 2025 - 15:51
Rihapen dy pika ndihmash në Gaza

Organizata e ndihmave e mbështetur nga SHBA në Gaza, ka njoftuar se ka rihapur dy pika shpërndarjeje, një ditë pasi i kishte mbyllur për shkak të sulmeve me armë pranë zonave të shpërndarjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reuters raporton se Fondacioni Humanitar i Gazës me bazë në SHBA ka thënë se do të funksiononin vetëm dy pika në zonën jugore të Rafahut, pasi të gjitha pikat ishin mbyllur një ditë më parë.

Kujtojmë se vonesa të mëparshme në shpërndarje të ndihmave dhe mbyllja e pikave u shkaktuan kryesisht nga situata e pasigurtë në terren me incidente të dhunshme ku ka pasur edhe viktima palestineze, duke detyruar organizatorët që të ndalojnë përkohësisht aktivitetet për të garantuar sigurinë e stafit dhe përfituesve.

(Kosova Sot Online)