
LDK uron Bajramin: Festat si këto, na mësojnë për solidaritet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar festën e Kurban Bajramit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një postim në Facebook, LDK shkruan se festat si këto na mësojnë për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj njerëzve që kanë nevojë.
“Të dashur qytetarë të besimit islam.
Me fat Kurban Bajramin!
Kjo festë, është sinonim i devotshmërisë, sakrificës e po ashtu mirënjohjes për Zotin. Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj njerëzve që kanë nevojë.
Shëndet dhe mbarësi. Festa dhe gëzimi qofshin përherë me ju dhe familjet e juaja!”, shkruhet tutje në postimin e LDK-së.
(Kosova Sot Online)