Abdixhiku për Kurban Bajram: Le të jetë kjo ditë reflektimi

  • A.P /
  • 06 June 2025 - 10:45
Abdixhiku për Kurban Bajram: Le të jetë kjo ditë reflektimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së,  ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për paqen, solidaritetin dhe dashurinë ndërnjerëzore.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju shpreh urimet më të përzemërta, për paqe, mirësi dhe gëzim në familjet tuaja.

Kjo ditë e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit le të na shërbejë si reflektim e kujtesë për vlerat më të larta njerëzore, përkushtimin ndaj Krijuesit, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë

Në këtë festë ju uroj shëndet, lumturi dhe begati; me besim që harmonia dhe mbarësia të jenë gjithnjë udhërrëfyes në shoqërinë tonë.

Me fat, Kurban Bajramin”, ka shkruar tutje Abdixhiku në Facebook

(Kosova Sot Online)