Zelensky: Rusia bombardoi pothuajse çdo qytet ukrainas

  • A.P /
  • 06 June 2025 - 11:00
Zelensky: Rusia bombardoi pothuajse çdo qytet ukrainas

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se Rusia ka sulmuar pothuajse të  gjitha qytetet dhe qytezat gjatë mbrëmjes së kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka theksuar se sulmi përbëhej nga më shumë se 400 dronë dhe 40 raketa.

Deri më tani raportohet për 49 të lënduar, derisa numri i të vrarëve mund të rritet pavarësisht se aktualisht janë identifikuar tre persona.

Të  gjithë ekipet emergjente kanë dalë në terren, duke tentuar të lokalizojnë zjarret që kanë shpërthyer si pasojë e sulmit raketor rus.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar sot se në kryeqytetin ukrainas janë vrarë katër persona, derisa sipas tij ishin shënjestruar ndërtesat civile.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjës për këtë. Që nga minuta e parë e luftës, ata kanë sulmuar qytetet dhe fshatrat duke shkatërruar jetën e çdo ukrainasi”, shtoi Klitschko. 


(Kosova Sot Online)