Ja çfarë moti pritet këtë javë në Kosovë

  • A.P /
  • 09 June 2025 - 07:14
Ja çfarë moti pritet këtë javë në Kosovë

Kjo javë  në Kosovë pritet të sjellë një ndryshim sinoptik, me depërtimin e masave më të freskëta ajrore dhe një rënie të lehtë të temperaturave rreth vlerave mesatare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E hëna do të mbajë mot kryesisht me diel dhe ngrohtë. Gjatë ditës pritet të fryjë erë mesatarisht e fortë.

Dita e martë do të vijojë me diell dhe më nxehtë.

Moti të mërkurën pritet të jetë me diell dhe vranësira, gjatë pasdites priten rrebeshe shiu e bubullima.

(Kosova Sot Online)