Bajqinovci: PDK-ja duhet të jenë në opozitë edhe për disa vjet

  • A.P /
  • 09 June 2025 - 10:47
Bajqinovci: PDK-ja duhet të jenë në opozitë edhe për disa vjet

Partia Demokratike e Kosovës “duhet të jetë në opozitë edhe për disa vjet”, tha Mefail Bajqinovci, deputet i Vetëvendosjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo pyetur për një koalicion eventual mes Vetëvendosjes dhe PDK-së.

“Me PDK-në nuk duhet të kemi koalicion, ata duhet të jenë në opozitë për disa vjet. Ne kemi kërkesë nga elektorati që jo me PDK-në. Ia dimë PDK-së historinë për 15 vjet”, tha ai.

(Kosova Sot Online)