Dështon edhe sot seanca e Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 09 June 2025 - 11:35
Dështon edhe sot seanca e Kuvendit të Kosovës

Sërish ka dështuar seanca për konstituimin e kuvendit, e cila ka ngecur te pika për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dështoi edhe sot përpjekja që të ndërrohet votimi nga i hapur në të fshehtë. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtarë për komisionin që do ta mbikëqyrte votimin e fshehtë.

Në votimin për komisionin zgjedhor “për” votuan 53 deputetë, “kundër” dhe “abstenim” nuk ka pasur.

Në sallë ishin 102 deputetë.

Seanca tjetër do të mbahet më 11 qershor në ora 11:00. 

 

(Kosova Sot Online)