Murati: Deputetët e opozitës po e shkelin Kushtetutën

  • A.P /
  • 11 June 2025 - 10:53
Murati: Deputetët e opozitës po e shkelin Kushtetutën

Deputeti nga radhët e LVV-së, njëherësh ministër në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se deputetët e ish-partive opozitare po e shkelin Kushtetutën duke mos votuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Duhet deputetët ta kryejnë obligimin e tyre kushtetues, të votojnë – pro, kundër ose abstenim. Qe 21 herë deputetët e opozitës e shkelin Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votim”, deklaroi Murati.

Ai i referohet çështjes së votimit të komisionit për votim të fshehtë, ku deputetët e LVV-së po votojnë pro, ndërsa të tjerët nuk po marrin pjesë në votim.

(Kosova Sot Online)