Tre persona arrestohen për kanosje në Prishtinë

  • A.P /
  • 14 June 2025 - 09:10
Tre persona arrestohen për kanosje në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kanosur një djalë të mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa veprën e ka cilësuar si “Shtrëngim”.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 10.06.2025 – 12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit kishin kanosur  viktimën  mashkull kosovar- i mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)