Ja si do të jetë parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 17 June 2025 - 07:20
Ja si do të jetë parashikimi i motit për sot

Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasdite pritet të ketë shtim dhe dendësim masiv të vranësirave dhe zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive me breshër dhe vetëtima e bubullima të zhurmshme sidomos orëve të vonshme të pasdites dhe mbrëmjes por nuk priten reshje në tërë territorin.

Temperaturat mjaft të larta, por në zonat me zhvillim të vranësirave dhe rrebesheve do të ketë freskim të përkohshëm, por të konsiderueshëm të motit.

(Kosova Sot Online)