Dedaj: Mesazhi i Trump, është sinjal për largimin e Albin Kurtit

  • A.P /
  • 17 June 2025 - 09:20
Dedaj: Mesazhi i Trump, është sinjal për largimin e Albin Kurtit

Gjergj Dedaj, ka vlerësuar deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump për angazhimin në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi si një inkurajim të menjëhershëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Deklarata e presidentit Trump është një inkurajim imediat dhe i rëndësishëm për paqen, fqinjësinë dhe stabilitetin në Kosove dhe në këtë pjesë të Evropës, në këtë kohë të trazirave dhe luftërave në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, si vatra potenciale për rrezikimin e paqes botërore”, tha Dedaj.

Ai e cilësoi mesazhin e Trump si një thirrje për partitë opozitare që të marrin përgjegjësi për të rikthyer raportet me SHBA, të cilat janë jetike për Kosovën.

“Porosia e presidentit Trump është edhe një mesazh për PDK, LDK,AAK dhe subjektet e minoriteteve që nëse dëshironi rinovimin e raporteve me SHBA të cilat i ka demoluar Albin Kurti, duhet të mendoni largimin e tij nga pushteti dhe gjërat mund të ndryshojnë në relacionin e Kosovës me SHBA-të, të cilat janë vitale dhe tejet të domosdoshme të rinovohen dhe riparohen”, u shpreh Dedaj. 

(Kosova Sot Online)