
SPAK dorëzon raportin dy mujor për Erion Veliajn

Sot në orën 11:30, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), do të zhvillohet seanca për kryebashkiakun e pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, ku SPAK pritet të paraqesë raportin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallë. Ai do të përfaqësohet nga avokati i tij. Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka caktuar datën 8 korrik, ora 12:00, për shqyrtimin e rekursit që Veliaj ka paraqitur ndaj masës së sigurisë “arrest në burg”. Rekursi do të trajtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, në kuadër të një procedure të përshpejtuar, që i jep çështjes prioritet të lartë, sipas njoftimit zyrtar të gjykatës.
(Kosova Sot Online)