Për të 33-tën herë me radhë ka dështuar përpjekja për të konstituuar Kuvendin

  • A.P /
  • 17 June 2025 - 10:20
Për të 33-tën herë me radhë ka dështuar përpjekja për të konstituuar Kuvendin

Për të 33-tën herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar në përpjekje për të konstituuar Kuvendin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në tentimin e 33-të radhazi, sikurse edhe në seancat paraprake, deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Ata do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht të enjten e 19 qershorit.


(Kosova Sot Online)