SHBA nis evakuimin e stafit nga ambasada në Izrael

  • A.P /
  • 19 June 2025 - 09:03
SHBA nis evakuimin e stafit nga ambasada në Izrael

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar evakuimin e diplomatëve jo-thelbësorë dhe familjeve të tyre nga ambasada e tyre në Izrael, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Disa diplomatë dhe familjet e tyre që kishin kërkuar të largoheshin nga veni u evakuuan me një aeroplan qeveritar, konfirmuan dy zyrtarë amerikanë për mediat amerikane.

Evakuimi ndodhi pak para se ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckbee, të njoftonte në platformën X se ambasada po përgatiste fluturime dhe anije për të evakuuar qytetarët amerikanë, ndërsa konflikti ajror midis Izraelit dhe Iranit po intensifikohet.

(Kosova Sot Online)