Dështon edhe tentativa e 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 19 June 2025 - 10:32
Dështon edhe tentativa e 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar edhe tentativa e 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sërish u përsërit i njejti skenar.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se në sallë janë 102 deputetë.

Ai i ftoi sërish PDK’në, LDK’në, AAK- Nisma dhe Listën Serbe që të propozojnë nga një anëtar të komisionit për votim të fshehtë. Sërish këto parti refuzuan të propozojnë.

Më pas, Dehari e hodhi në votim komisionin, i cili nuk i mori votat e nevojshme.

51 vota ishin kundër, 1 kundër ndërsa s’pati asbtenim.

Dehari tha se seanca tjetër do të mbahet më 21 qershor nga ora 10:30

(Kosova Sot Online)