
Hasani: Seriali është i njëjtë, veç episodet po ndryshohen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka bërë të ditur se është në Kuvend për përgatitjet e Konventës së PDK-së dhe se nuk sheh ndonjë zhvillim të ri në procesin parlamentar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Nuk do të marr pjesë. Rutinë është e njëjtë, seriali është i njëjtë, veç episodet po ndryshohen, nuk ka ndryshime. Në dorë të Zotit dhe Gjykatës Kushtetuese,” tha Hasani.
(Kosova Sot Online)