Mustafa: LVV ndoshta dëshiron që të ketë zgjedhje të reja

  • A.P /
  • 19 June 2025 - 10:35
Mustafa: LVV ndoshta dëshiron që të ketë zgjedhje të reja

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa para seancës së Kuvendit, tha se qëndrimet e LDK-së janë të qarta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai përmendi idenë e LDK-së për qeverinë e unitetit, duke thënë se LVV ka dalë kundër.

“Kjo nënkupton që LVV nuk dëshiron të ketë zgjidhje e ndoshta dëshiron zgjedhje të reja”, u shpreh ai

“Ideja që LVV do ta qoj vendin në dy palë zgjedhje njëkohësisht është propagandë politke, sepse nuk është LVV që vendos”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)