
Berisha: SPAK po hedh karamele

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar edhendaj zhvillimeve të fundit lidhur me dosjen e grupit kriminal “Troplini” dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë në skema të dyshimta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin e tij Ergys Agasi, duke i cilësuar reagimet publike si “karamele” dhe “flluska” për të shmangur vëmendjen nga faktet.
“Çfarë qëndron aty? Dy makina që Troplinët kishin parkuar në oborrin e Ergys Agasit. Shkoi policia dhe i mori, ndërkohë që kartelit Troplini nuk i është prekur as një e dhjeta e perandorisë së tyre të ndërtuar mbi drogën dhe krimin,” deklaroi Berisha.
Ai hodhi dyshime mbi burimin e lajmeve të fundit, duke pretenduar se ishin përhapur pikërisht nga vetë Agasi për të manipuluar opinionin publik. “A e dini kush e hapi lajmin? Autori i lajmit është vetë Ergysi. I tha një kolegut tuaj gazetar…”
Gjithashtu, Berisha u bëri thirrje gazetarëve që të mos bien pre e, siç i quajti ai, “shashkave” dhe të vijojnë me hetime të pavarura për të zbuluar të vërtetën.
FJALA E BERISHËS:
Karamele, flluska të hedhura për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën.
Çfarë qëndron aty?
Dy makina që Troplinët kishin parkuar në oborrin e Ergys Agasit, shkoi policia dhe i mori, në një kohë kur kartelit Troplini nuk i është prekur as një e dhjeta, as një e njëzeta e perandorisë së tyre, të ekonomisë së ngritur mbi drogën dhe krimin.
Shashkat mos i pranoni, ju lutem.
A e dini kush e hapi lajmin? Autori i lajmit është vetë Ergysi.
I tha një kolegut tënd gazetar...
Edhe ju bëni investigime, edhe unë bëj investigime.
U duk ajo. Ergysi vetë...
(Kosova Sot Online)