Guri i LDK-së: S’ka shenja që plani për qeveri gjithëpërfshirëse është i pranueshëm

  • A.P /
  • 21 June 2025 - 11:30
Guri i LDK-së: S’ka shenja që plani për qeveri gjithëpërfshirëse është i pranueshëm

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, tha se pas takimeve që ka mbajtur kryetari i partisë së tij, Lumir Abdixhiku, me liderë të partive për prezantimin e planit të tij për qeveri gjithëpërfshirëse, s’ka shenja se ky propozim është i pranueshëm për ta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Abdixhiku është takuar me të gjithë liderët e partive përveç me atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Planin e ka propozuar si publikisht ashtu edhe në takimet private me liderët e partive. Nuk ka shenja që ai plan është i pranueshëm për partitë tjera. Mirëpo, deri tani është e vetmja zgjidhje, të cilën e ka ofruar një parti politike dhe përderisa s’ka zgjidhje të tjera më të mira, ne mbetemi me këtë opsion”, tha ai para fillimit të seancës konstituive. 


(Kosova Sot Online)