Limaj: Është e papranueshme që s’po arrihet të formohen institucionet

  • A.P /
  • 21 June 2025 - 12:10
Limaj: Është e papranueshme që s’po arrihet të formohen institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është i shqetësuar për “mungesën e vullnetit politik për ndërtimin e qeverisë dhe ka kërkuar reflektim nga qytetarët për besimin që i japin subjekteve politike”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se shteti i Kosovës është duke u rrezikuar në aspektin e sigurisë.

“Jo, nuk pres asgjë më ndryshe sepse nuk ka pasur ndonjë lëvizje. Me ardhë momenti me ta dhënë populli besimin e mos me qenë në gjendje me u ul me grupet politike e me ndërtuar qeveri, parlament e institucione, në kohën kur bota është trazuar me gjitha problemet ekonomike e politike, me problemet e sigurisë – atë që e shihni ju – në krejt këtë situatë apeli im është te qytetarët: shikoni se kujt po ia jepni besimin”, ka deklaruar Limaj.

(Kosova Sot Online)