Pasi u rrahen mes vete arrestohen burrë e grua

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 10:27
Pasi u rrahen mes vete arrestohen burrë e grua

Dy persona, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, pas një përleshjeje fizike mes tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 20:45, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.

“Prishtinë 220.06.2025, 20:45. Janë arrestuar dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)