Policia e Kosovës jep detaje për dy aksidente

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 14:20
Policia e Kosovës jep detaje për dy aksidente

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka treguar për dy aksidente që ka ndodhur në Kaçanik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në ora 19:39, ka ndodhur në fshatin Soponic, ka ndodhur aksident me lëndime trupore.

“Më datë 23.06.2025, rreth orës 10:39, në fshatin Soponic, Komuna e Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Veseli.

Ai ka folur edhe për aksidentin e dytë që ka ndodhur në fshatin Doganaj.

“Po të njëjtën datë, më 23.06.2025 rreth orës 11:14, është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në fshatin Doganaj, komuna e Kaçanikut. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet me targa të huaja dhe një motoçikletë pa targa. Lëndime të lehta trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)