Ja kush e uron Memli Krasniqin për rizgjedhjen në krye të PDK-së

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 15:25
Ja kush e uron Memli Krasniqin për rizgjedhjen në krye të PDK-së

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka uruar Memli Krasniqin për rizgjedhjen në krye të PDK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

PDK-ja e shpërndau këtë urim të këtij subjekti politik.

“Urime Memli Krasniqit për rizgjedhjen e tij unanime si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës – PDK! Nën udhëheqjen e tij, PDK ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm përpara – duke përqafuar vlerat liberale demokratike dhe duke u bërë një anëtare e respektuar e familjes sonë politike. Presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me PDK-në si një partnere e përkushtuar për një Kosovë më të lirë, më të drejtë dhe më evropiane”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik. 


(Kosova Sot Online)